Threads lançon hapësirën e tematikave më të diskutuara në platformë

Ka qenë në testim që prej muajit Shkurt dhe përdor inteligjencën artificiale për të përzgjedhur disa tematika bazuar në atë çfarë njerëzit janë duke ndërvepruar në moment.

Meta më në fund ka vendosur të sjell më shumë vizibilitet tek llojet e diskutimeve që po bëhen në kohë reale në konkurrentin e saj të Twitter, Threads.

Shërbimi lançoi funksionalitetin “Trending Now” i cili do të jetë fillimisht i disponueshëm në SHBA njoftoi Zuckerberg.

Ka qenë në testim që prej muajit Shkurt dhe përdor inteligjencën artificiale për të përzgjedhur disa tematika bazuar në atë çfarë njerëzit janë duke ndërvepruar në moment.

Trendet do të shfaqen në faqen e kërkimit të Threads por gjithashtu edhe mes postimeve të përdoruesve në kohështrirjen For You.

Aktualisht është i kufizuar në opsionet që ofron. Shfaq vetëm pesë tematika që përbëjnë trend në një moment të caktuar.

Është një prej veçorive më të kërkuara dhe përdoruesit tashmë mund të krijojnë një ide se çfarë po diskutohet më së shumti në platformë.