Ky funksionalitet opsional ju jep përdoruesve mundësinë për të përcaktuar një datë pas të cilës postimet e tyre fshihen nga kohështrirja.
Threads është duke testuar një opsion për përdoruesit të cilët mund të vendosni një afat 24 orë për fshirjen automatike të postimeve dhe replikave.
Funksionaliteti po testohet me një grup përdoruesish pasi fillimisht u raportua nga zhvilluesi Alessandro Paluzzi. Ngjan me postimet Fleets të rrjetit social Twitter të cilët asnjëherë nuk u popullarizuan.
Megjithatë formati i ri mund tu kursejë përdoruesve kohë në fshirjen e disa postimeve. Lajmi vjen ndërsa disa muaj më parë shefi i Instagram Adam Mosseri tha se Threads po eksperimentonte me arkivimin automatik.
Ky funksionalitet opsional ju jep përdoruesve mundësinë për të përcaktuar një datë pas të cilës postimet e tyre fshihen nga kohështrirja.
Threads arriti 200 milionë përdorues aktivë në muajin Gusht ndërsa së fundi lançoi një mjet të ri analitik quajtur Insights për përdoruesit me numër të madhe ndjekësish.







