Ti rri, unë rri, laroi në kallamoq!

🥀 Një përqindje e madhe e qasjes intelektuale sot, po ndërtohet mbi bazen e një abstraksioni absolut dhe paanshmërie ndaj çdo vlere, duke na çuar kështu në një zbrazëti shpirtërore, magjepsje dhe varësie totale nga egoja dhe interesi…

🥀 Një nga dilemat me të cilat përballen intelektualët sot është se jetojnë në një ” zbrazëti vlerore”, d.m.th, qarkullojnë idetë dhe informacionet jo me qëllim të vendosjes së një pozicioni vleror apo kriteri moral përballë çështjeve të caktuara të ekzistencës, shoqërisë apo njohurive, por, kulturë për hir të kulturës, njohuri për hir të njohurive, ide për hir të ideve, informacion për hir të informacionit. Përkundrazi, çfarëdo që lidhet me vlerat, normat morale, relativizohet menjëherë me pretekstin e “objektivitetit”.

🥀 Këta njerëz nuk e kuptojnë objektivitetin si nënshtrim ndaj provave, por si një “boshllëk vleror”, këta njerëz dëshirojnë të na thonë: filan filozofi ka thënë, filan mendimtari ka menduar, një shkencëtar ka kritikuar dhe me kaq përfundon çdo gjë. Pra, gjithçka përfundon me përcielljen e ideve, mendimeve dhe thënieve…

Të pyeturit apo të gjykuarit moral të këtyre ideve, për ta është paragjykim ideologjik!!!

🥀 Rreziku i gjithë kësaj qëndron në faktin se, ne po ngrisim intelektual të zbrazët nga vlerat që nuk kanë kurrfarë qëndrimi moral përballë asnjë realiteti apo sfide shoqërorë…
Njerëz të mençur, mendimtar, gojëtar por që nuk kanë kurrfarë qëndrimi për çfarëdo vlere, të paktën ato vlera qe ata vet do të duhej t’i konsideronin vlera.

Nga: Halil Avdulli