Tifozët serbë i falënderojnë me pano ata rumunë për banerin “Kosova është Serbi

Sfida mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 kaloi me shumë incidente.

Ndeshja u ndërpre për 50 minuta pas shfaqjes në fushë të një baneri ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Tifozët e Partizanit, “Grobari”, kanë falënderuar huliganët rumunë për panon anti-Kosovë, të shpalosur të martën mbrëma në ndeshjen kualifikuese që Kosova e zhvilloi në Bukuresht.

Kjo pano është shfaqur në ndeshjen miqësore të klubit të basketbollit Partizani, ndaj skuadrës spanjolle Fuenlabrada, të zhvilluar të mërkurën në Beograd.