Tifozi me flamurin kuq e zi ndërpret ndeshjen Real-City

Në gjysmëfinalen ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt, një tifoz u fut në fushë dhe sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, tifozi mbante flamurin shqiptar.

Tifozi para se të kapej nga sigurimi, u nis drejt sulmuesit Karim Benzema.

Real Madridi është në epërsi ndaj Cityt, derisa po luhet loja shtesë.