TikTok bllokon funksionalitetin në aplikacionin Lite pas presionit nga Bashkimi Europian

Përmes funksionalitetit, përdoruesit mund të fitonin pikë duke parë dhe pëlqyer video në TikTok. ByteDance, kompania mëmë e TikTok, lançoi këtë version të TikTok Lite në Francë dhe Spanjë në fillim të muajit.

TikTok vendosi të bllokojë një funksionalitet në Bashkimin Europian pas ndërhyrjes së unionit.

Vendimi i kompanisë erdhi vetëm dy ditë pasi BE-ja hapi një hetim në mekanizmin “task and reward” të aplikacionit TikTok Lite duke shprehur shqetësim se dizajni i tij krijon varësi dhe përbën rrezik për shëndetin mendor të të rinjve.

Përmes funksionalitetit, përdoruesit mund të fitonin pikë duke parë dhe pëlqyer video në TikTok. ByteDance, kompania mëmë e TikTok, lançoi këtë version të TikTok Lite në Francë dhe Spanjë në fillim të muajit.

Nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Europian, TikTok ka detyrim ligjor që të adresojë rreziqet sistemike që kërcënojnë fëmijët dhe shëndetin mendor. Megjithatë dështoi të ndërtonte një raport të vlerësimit të rrezikut kur funksionaliteti u lançua.

Është një zhvillim i madh ndërsa kompania rrezikon të përballet me penalitete deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore nëse mësohet se ka shkelur rregullat e bllokut.