Tiranë, namazi i Kurban – Bajramit falet në sheshin “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën më të rëndësishme në kalendarin islam, Kurban Bajrami.
Festa që simbolizon sakrificën ndaj Zotit duke bërë kurban një kafshë, u kremtua edhe në Tiranë, në bulevardin qendror “Dëshmorët e Kombit”.

Mijëra besimtarë u falën në shesh, nën lutjen e drejtuar nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e Komunitetit Myslimanë në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit të Kurban Bajramit.

E gjithë kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete për besimtarët myslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.