Toka e premtuar

Hajrudin. S. MUJA

Shumë rabatë i klasifikojnë arabët dhe gjentilët e tjerë si insekte, shtazë dhe egërsira, përkatësisht një grumbull plehrash të historisë: “le të ketë jetë të gjatë raca superiore e çifutëve”. Natyrisht, jo të gjithë hebrenjtë e mbështesin këtë ideologji, por shumica e tyre heshtin, sepse kështu fitojnë avantazhe dhe nuk ndërmarrin ndonjë aksion për t’i penguar qëllimet e tyre.

Hajrudin S. MUJA, Nju-Jork

Sa i gabueshëm paska qenë mendimi që barbaritë kanë mbetur në kujtesën historike me dyndjet barbare, me masakrat e kryqtarëve, me hordhitë mongole, me gjakderdhjet dhe dëbimet e inkuizicionit, me gjenocidet dhe spastrimet etnike të shekullit XX! Jo, ato nuk kanë shkuar askund, sillen vërdallë nesh dhe dita-ditës bëhen më të neveritshme! Edhe këto të sotmet janë luftëra të vazhdueshme, të cilat sipërfaqësisht tregohen si luftëra kundër “terrorizmit”, por brenda vetes e kanë naftën dhe monedhën, pa përmendur “lebensraum-in” për Izraelin si “tokë të premtuar” për “popullin e zgjedhur”, sa për të mbajtur nën kontroll Lindjen e Mesme. Gjithsesi shoqërohen me barbari, me dëbime dhe spastrime, me gjakderdhje, me gjenocid dhe me varfëri. Ky realitet i hidhur e bën gjithnjë më të saktë thënien se “historia përsëritet”, por brenda gjithë kësaj teknologjie shkatërruese, po bëhet më përbindëshe.

Pamjet drithëruese që na paraqiten, pasqyrojnë të vërtetën e dhembshme të kësaj bote dyfytyrëshe, e cila nuk po qëndron mbi bazat e humanizmit dhe njerëzores, por mbi ato raciste dhe të parasë! Ngjarjet e ditëve tona nuk janë thjeshtë një konflikt që ngjanë ndërmjet Izraelit dhe Gazës (Palestinës), por një vazhdimësi konfliktesh drejtë qëllimeve të caktuara të “familjeve të mëdha” të “padukshme” botërore, për qëllime afatgjate strategjike, politike dhe ekonomike.

Sipas disa komentatorëve, episodi i fundit i kësaj historie “filloi” më 22 shtator 2023, kur kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu, pranë OKB-së, tha se: “do të ndërtojmë një koridor për paqe e prosperitet, që do të lidhë Azinë përmes Emirateve, Jordanit dhe Izraelit me Europën“. Ai shprehu mendimin se “me Palestinën do të gjejë gjuhë të përbashkët”! Duke folë, në dorë mbante një hartë me një titull të dukshëm: “The New Middle East”, të cilën me një vijë të kuqe e ndau përgjysmë. Dy javë më vonë (7 tetor), ai doli me një qëndrim tjetër: “Izraeli është në luftë, ata e kanë filluar këtë luftë, Izraeli do ta mbarojë”, pas një sulmi “të papritur” që Hamas ndërmori kundër Izraelit.

Të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet në botë, e dinë se pas kolonizimit anglez, prej shpalljes së Deklaratës së Balfourit (1917) dhe pushtimit të Palestinës (1948) për vendosjen e “vatrës hebreje”, popujt e Lindjes së Mesme janë nxitur dhe kanë përjetuar konflikte të vazhdueshme, duke e lënë zjarrin përherë të ndezur. Këtë zjarr e kanë përkrahur dhe e kanë ushqyer vazhdimisht shtetet perëndimore, në veçanti Amerika, e cila deri tani për interesat e veta, në mënyrë të pakushtëzuar, e ka ndihmuar shtetin sionist të Izraelit ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Shumë studiues, të cilët janë marrë me këtë problem, mendojnë se kjo e fundit është “një faqe e re e kësaj historie”. Ndërsa deri tani kompanitë më të mëdha mediatike ishin pronë e lëvizjes sioniste globale, që kanë lejuar vetëm njërën anë të rrëfimit, zgjerimi i tanishëm i platformave mediatike të rrjeteve sociale, përfshirë edhe “Tik-Tokun” e pakontrolluar, ka ofruar mundësi që të dëgjohet edhe ana tjetër, gjë që në masë të madhe është demaskuese për sionistët dhe përkrahësit e tyre. Këto që po bëhen sot në Izrael ka ndodhur për dekada, por bota ka qenë e rezervuar nga padituria për to. Përveç kësaj, bota e sotme “e tretë” nuk është më ajo e djeshmja. Ajo sot është më e arsimuar në fushën e diplomacisë, të informatikës dhe të teknologjisë dhe njëkohësisht më e organizuar! Ajo po e informon botën me dinjitet e saktësi, pa fabrikime lajmesh. Gënjeshtrat në lidhje me 11 shtatorin (2001), në lidhje me ISIS-in, në lidhje me armët e shkatërrimit në masë të Irakut dhe të ngjashme kanë filluar ta humbin shkallën e besueshmërisë. Protestat propalestineze në mbarë botën, zërat për ngrirjen e fondeve për Izraelin, por edhe për ndërprerjen e marrëdhënieve me të, tregojnë se bota po zgjohet nga përgjumja e gjatë dhe se po shkon drejt një ndryshimi të rrënjësishëm.

Të flasësh për ngjarje e shifra në një artikull reviste është e pamundur, sepse ato ndryshojnë nga çasti në çast. As për gënjeshtrat e përhapura në gazetat më prestigjioze nuk ja vlejnë, sepse ato vetëm kryeratikullin e ditës e ndryshojnë tre herë në ditë, për të pafajësuar fajtorin. Prandaj mendoj se është më e arsyeshme të merremi me studime që i trajtojnë këto problematika, të cilat edhe pse të ndryshme, të lënë përshtypjen që secili ka të drejtë dhe të japin një vizion gjithëpërfshirës për thelbin e problemit.

Një version të kësaj problematike e paraqet David Brog-u në “Standing with Israel” [“Duke qëndruar me Izraelin” (Florida 2006)]. Duke cituar autorë të ndryshëm proizraelitë, të cilët jorastësisht janë priftërinj protestantë – evangjelistë, sionistë ose prosionistë, thotë se e bëjnë të pamundurën me përpjekjet e tyre për ta arsyetuar krijimin dhe përkrahjen e pakushtëzuar të “popullit të zgjedhur” hebre dhe të shtetit të Izraelit në “tokën e premtuar”. Argumenti i tyre është se të gjithë profetët kanë qenë hebrenj, se Bibla është shkruar prej dorës së tyre, se Jezusi dhe apostujt e hershëm kanë qenë të tillë [Robertson:1984, f.316] dhe se pa kontributin e tyre “krishterimi nuk mund ta shpjegojë ekzistencën e vet” [Hagee:2002]. Në fund të fundit, edhe akuza për “vrasjen e Krishtit” bie mbi antisemitizmin brenda kishës së krishterë, e cila krijoi terren të përshtatshëm në Europë, për ta larë tokën me gjakun e tyre “në emrin e Zotit të dashurisë” [Hagee, f.2-4]. Ajo që është më kryesorja, Izraeli është toka që Zoti “ua ka premtuar” atyre si një “komb i madh” ose një “populli i zgjedhur”, përmes të cilit do t’ua japë bekimin kombeve të tjera [Robertson, CBS – 21.08.2002]! Ky premtim, sipas tyre, i është bërë Abrahamit [Gjeneza 12:3], që referon filosemitizmin dhe sionizmin! Nëse Amerika dëshiron të bekohet prej Zotit, ajo duhet t’i bekojë dhe të përkrahë hebrenjtë [Horowitz, NYMagazine, 29.09.2003], jo vetëm moralisht, por në mënyrë të pakushtëzuar financiare dhe ushtarake [Simon:1999, f.64]. Izraeli është “ishull i demokracisë, i lirisë individuale, i të drejtave ligjore, dhe i modernizimit në detin e regjimeve diktatoriale” [Robertson:2003] dhe është pikërisht përkrahja e Izraelit që e ka vendosur Amerikën në vijën e lartë të shteteve më të zhvilluara të botës! Organizatat proizraelite si AIPAC [Amercan Israel Public Affairs Commitee] janë lobet më të fuqishme në Uashington!

Brog-u paraqet një mori konstatimesh të personaliteteve publike të kësaj kategorie, por subjekti kryesor i librit të tij sillet rreth shkakut të këtyre përkrahjeve, të cilat për “koincidencë” vijnë nga të njëjtit personalitete. Duke cituar Bob Simon-in, thotë se kthimin e hebrenjve “në tokën e premtuar” të tyre, të krishterët evangjelistë e shohin si parapërgatitje të terrenit për kthimin e dytë të Krishtit, përkatësisht të fushëbetejës finale të quajtur Armagedon, ku Krishti do të triumfojë, për të filluar sundimin e tij 1000-vjeçar. Deri në këtë kohë, 2/3 e hebrenjve do të jenë zhdukur, kurse ata që do të mbeten, do ta pranojnë Jezu Krishtin [CBS, 6.10.2002]. Pas citimit të Mateut [24:36], Robertson-i thotë se “po vijnë minutat e fundit” [CBS, 21.08.2002], parashenjë e së cilës është “krijimi i shtetit të Izraelit”. Të tilla mendësi janë “gatuar” madje shumë kohë para krijimit të Izraelit!

Në një situatë të këtillë, në mes rreshtave të Brog-ut, vërehet një pikëpyetje e madhe që kërkon një përgjigje, por deri tani nuk e ka. Historikisht, sa herë janë dëbuar çifutët nga Europa, ata përherë e kanë pasur një derë të hapur, në vendet myslimane, qoftë në Spanjë, në Afrikën e Veriut ose në Perandorinë Osmane. Sot, me barbarizmat e tyre kundër muslimanëve e kanë mbyllë këtë derë. Një ditë, kur të venitet fuqia e tyre, cilës derë do t’ia mësyjnë athua?!

Më tutje Brog-u tregon se babai i lëvizjes Sioniste, Theodor Herzl (1860-1904), dhe ideatori i kthimit të “hebrenjve” në “tokën e premtuar” ishte një ateist, ndërkohë që miku i tij, William Hechler (1845-1931), me influencë në Gjermani dhe Angli, ishte religjioz dhe përdori motive religjioze për të njëjtin qëllim. Meritë të veçantë në këtë kontekst bart edhe prifti William Blackstone (1841-1935), i cili në Konferencë Kristiano-Hebreje në Çikago, propozoi që në “tokën e premtuar” të Palestinës të krijohet shteti për “popullin e zgjedhur” hebre, por që u përball me delegatët hebrenj [Merkley “The plotitics of Christian Zionism”, f.67], kryesisht rabinë reformatorë (josionistë), duke pohuar se hebrenjtë janë një “komb i pa vend” dhe se kjo “dhuratë” përherë u ka shërbyer të krishterëve për zhdukjen e tyre. Ndonëse Hechler-i dhe Blackstone nuk pajtoheshin në disa hollësira, të dy e kishin shqyrtuar këtë si një veprim “për të konvertuar hebrenjt në krishterizëm”!

Nga viti 1917, kur Sekretari i Punëve të Jashtme të Anglisë, Arthur Balfour (1848-1930), i premtoi federatës sioniste krijimin e Izraelit në Palestinë dhe sidomos pas krijimit të këtij shteti më 1948, Amerika ka qenë në mbrojtje të pakushtëzuar të tij, ndërkohë që për vetë “tokën e premtuar” janë krijuar shumë mite, të cilave Ilan Pappé, njëri nga autorët më serioz të historisë moderne të Izraelit, i ka kushtuar studimin “Ten Myth’s about Israel” [Dhjetë mitet rreth Izraelit (Verso 2017)]. Ai ka veçuar dhjetë mite, me të cilat u janë shpërlarë trutë izraelitëve dhe solidarizuesve të tyre! Këto mite shpjegohen gjerësisht në dhjetë kapituj, se: “Palestina ishte një vend-bosh”, se “hebrenjtë ishin një popull pa tokë”, se “Sionizmi është hebraizëm”, se “Sionizmi nuk është kolonializëm”, se “Palestinezët u larguan vullnetarisht nga atdheu i tyre në vitin 1948”, se “Lufta e vitit 1967 nuk ishte një luftë e pashmangshme”, se “Izraeli është e vetmja demokraci në lindjen e mesme”, për “Mitologjitë rreth Oslos”, për “Mitologjitë rreth Gazës” dhe se “Zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugëdalje”.

Në analizën e tij, Pappé nuk mund ta veçojë njërin mit mbi tjetrin, por thotë se nga një përmbledhje e gjithë këtyre miteve ne mund ta shohim pamundësinë për ta kuptuar natyrën reale të sionizmit. Mendimi i tyre se e vetmja mënyrë e qëndrueshmërisë është krijimi i shtetit me popullsi të pastër hebreje, në çdo kontekst dhe në çdo vend do të etiketohej si raciste, por një gjë e tillë nuk ndodhë me Izraelin. Krahas kësaj ai e shtron pyetjen se përse popullata e edukuar e Perëndimit nuk e shohin këtë ose e shohin, por vendosin ta pranojnë për arsye të “fajsësisë së antisemitizmit”!? Libri në fjalë mund të shërbejë si një burim i vyer për këdo që dëshiron të dijë më shumë rreth konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës. Ai ofron një panoramë të kontekstit historik që hedh dritë edhe mbi ngjarjet e ditëve të sotme, por edhe na e kujton njëkohësisht shkrimtarin amerikan Richard Cohen, i cili shkroi njëherë për “Washington Post”, se: “gabimi më i madh i Izraelit është që harron se vetë formimi i tij ishte një gabim historik”.

Një studim tjetër është ai i autorit Antony Lowenstein me librin: “The Palestine Laboratory – How Israel, Exports the Technology of Occupation Around the World” [Laboratori i Palestinës, si e eksporton Izraeli teknologjinë e pushtimit në botë (New York 2023)]. Ndonëse problemin e trajton në një kontekst krejt tjetër, nuk ua heq dy studimeve të para rëndësinë e diskutimit. Lowenstein e gjen arsyen e kësaj katrahure tek “Kapitalizmi i modelit të vjetër” dhe thotë se: “pushtimi i territoreve të Palestinës nga Izraeli ka vazhduar nga viti 1967 dhe është ndeshur me arabët që nga viti 1948, por pas 11 shtatorit (2001) konflikti në rajon mori një kthesë të re, pasi Izraeli u pozicionua si një aleat kyç në luftën globale kundër terrorit”.

Siç shkruan Lowenstein-it: “Izraeli ka zhvilluar një industri armësh të klasit botëror me pajisje të testuara në mënyrë të përshtatshme te palestinezët e pushtuar”. Testimet e tilla kanë bërë që arkëtimi i markës “IDF” të çojë në sukses kompanitë izraelite të sigurisë dhe që të jenë njëra prej më të suksesshmeve në botë! Lowenstein-i, madje, detajon një kompani izraelite të mbrojtjes, që përdorë pamje aktuale të dronëve të tyre që godasin Gazën. Në videon e tyre promovuese tregohen si ekspertë globalë të tregtisë së armëve. Pamjet e videos ishin filmuar disa muaj më parë dhe tregonin zbulimin e palestinezëve në territoret e pushtuara. Më pastaj u zbulua se në sulmin me dronë të paraqitur në këtë video ishin vrarë një numër palestinezësh të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë!

Lowenstein-i mendon se kjo është një strategji që e ka forcuar ekonomikisht Izraelin dhe është një nga bizneset kryesore të eksportit të tij. Sipas tij, vetëm në vitin 2021, Ministria Izraelite e Mbrojtjes raportoi një shitje rekorde armësh me 41.3 miliardë dollarë, një rritje prej 3 miliardë dollarësh nga vitet e mëparshme. Izraeli ishte në listën e 10 eksportuesve më të mëdhenj botërorë të armatimeve të rënda gjatë viteve 2018-2022. Rripi i Gazës jo vetëm që shërben si terren testimi dhe si pikë kryesore e shitjes për armët izraelite, por kombet që blejnë kanë më shumë gjasa të mbyllin një sy ndaj çdo abuzimi të kryer nga Izraeli! Po, përse Amerika?

Në librin “The Fire this Time – U.S. War Crimes in the Gulf” [Zjarri i kësaj kohe – Krimet e luftës së SHBA-ve në Gji (New York 1992)] ish kryeprokurori Ramsy Clark thotë se: “Lufta e Parë e Gjirit Persik (1990-1991) ishte planifikuar në Uashington shumë kohë para se Iraku të pushtonte Kuvajtin, jo për tjetër veç se për të mbrojtur profitet e kompanive të vajit, për t’ia kontrolluar vajin Europës dhe Japonisë dhe për ta rritur buxhetin ushtarak”. Një numër i konsiderueshëm botimesh tregojnë se edhe përkrahja e pakushtëzuar e Amerikës për Izraelin është pikërisht kjo! Një seri studimesh serioze e kanë paraqitur shqetësimin e tyre në lidhje me metodën që është përdorur për ta përkrahur këtë kauzë. Ato bëjnë fjalë për kontrollin e tmerrshëm që sionistët e kanë vendosur mbi konglomeratin mediatik të Amerikës dhe me anëtarësimin e tyre në Kongres, kanë përvetësuar tërësisht skenën politike të Amerikës, që po mbështesin çdo ndërmarrje Izraelite, që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ajo thënia e famshme e A. Sharonit se: “ne kontrollojmë Amerikën” po bëhet gjithnjë e më e qartë dhe gjithnjë më e dukshme se “Ambasada izraelite po i jep urdhra Kongresit përmes ndikimit të hebrenjve (sionistë H.M) në këtë vend”!

Njëri nga studimet e të kësaj natyre është ai i Prof. James Petras në “The Power of Israel in the United States” [Fuqia e Izraelit në Shtetet e Bashkuara (University of California Press, 2011)]. Ai dëshmon kontrollin e plotë të SHBA-ve prej këtyre sionistëve, në politikën e brendshme dhe të jashtme, të dirigjuara nga lobi sionist hebre dhe Izraeli. Të tillët përbëjnë vetëm 2.2% të moshës votuese demografike të Amerikës, por fuqia e tyre është pasuria: “Baza e lobit çifut AIPAC, e ka burimin nga shtresa më e pasur e familjeve hebreje në Amerikë”. Sipas “Forbes”, 25-30% e multimilionerëve dhe multomiliarderëve janë të tillë. Për shkak të kërkesave të tyre të paepura, amerikanët u bënë vegël ekonomike dhe ushtarake e Izraelit në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm, duke shkaktuar dhunë, tortura, vrasje, terror dhe plaçkitje pasurish në përmasa të mëdha. Petras thotë se “për shkak të interesit hebre, ne jemi të nxënë me konvertimin e të gjithë botës në një kamp koncentrimi gjigant”. Doktrina djallëzore u përhap duke mashtruar evangjelikët që: “Zoti nuk ndanë meritën sipas racave” [Galatians, 3:28-29]. Natyrisht, kur rabatët e tyre shprehen se janë “popull i zgjedhur i Zotit”, ata automatikisht kuptojnë se janë të destinuar të qeverisin botën dhe të shfrytëzojnë të gjitha pasuritë e sajë! Shumë rabatë i klasifikojnë arabët dhe gjentilët e tjerë si insekte, shtazë dhe egërsira, përkatësisht një grumbull plehrash të historisë: “le të ketë jetë të gjatë raca superiore e çifutëve”. Natyrisht, jo të gjithë hebrenjtë e mbështesin këtë ideologji, por shumica e tyre heshtin, sepse kështu fitojnë avantazhe dhe nuk ndërmarrin ndonjë aksion për t’i penguar qëllimet e tyre. Cilët janë këta?

Një vështrim rreth kësaj problematike e ka paraqitur autori anglez Andrew Carrington Hitchcock në librin: “The Synagogue of satan” [Senagogat e Satanait (Austin – Texas 2009)]. Ai thotë se është një grup i vogël kanibalistësh përgjegjës për të gjitha trazirat dhe luftërat që bëhen brenda këtij planeti. Ka një numër shumë të vogël antarësh të djallëzuar, të cilët mbajnë përgjegjësinë për viktimat e panumërta të pafajshme!

Hitchcock-u thotë se është një grup i vogël, por i fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht, që ka mundur ta ndrydhë dhe ta rishkruajë, madje, edhe historinë në versionin e vet të preferuar, në mënyrë që t’i arrijë qëllimet e veta “për të ardhmen totalitare”! Përkrahësit e tyre nuk janë tjetër, pos që u shërbejnë intrigave të tyre djallëzore, të cilët me sukses po arrijnë të ndezin ndërmarrje revolucionare, luftëra, uri, shembje ekonomike e gjakderdhje. Ky është një grup i vogël, pasardhës të mbretit Bulan të Khazarisë, përkatësisht të një mbretërie të vogël të një race të Azisë, që zinte vend ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik, diku ndërmjet shekullit VIII dhe shekullit IX. Nga kjo racë pastaj lindi “raca e re e çifutëve”, që nuk kanë asnjë lidhje me racën hebreje, por që përbëjnë 90% të çifutëve dhe njihen si “çifutë ashkenazi”. Si të tillë, ata nuk kanë asnjë të drejtë për “tokën e premtuar” dhe aq më pak për “popullin e shenjtë”, pa asnjë lidhje me Biblën, Abrahamin, Mojsiun, Elian e të tjerëve! Biblën dhe religjionin ata e përdorin vetëm për “të arsyetuar” meritën për “popullin e zgjedhur” dhe për “tokën e premtuar” prej Zotit, edhe pse, sipas një statistike të botuar në “The Jewish Week”, disa vite më parë: “85% e izraelitëve nuk e besojnë Zotin” që ua ka “premtuar” këtë tokë! Për më shumë, si qytetarë të rendit të dytë ose të tretë nuk janë vetëm myslimanët palestinezë, siç dihet botërisht, por edhe të krishterët dhe hebrenjtë autoktonë!

Të trishton teoria hantingtoniane se “Perëndimi e fitoi botën jo nga superioriteti i ideve, vlerave apo fesë së tij, por përkundrazi nga superioriteti i aplikimit të dhunës së organizuar. Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë fakt; joperëndimorët kurrë” [Media Monitors Network, 8.8.2003]. Këta të fundit nuk kanë si të harrojnë, sepse vazhdimisht po ua kujtojnë politikat dystandardëshe e të dyfishta (dyfytyrëshe) që u servohen. Ua kujtojnë deklaratat e politikanëve dhe gjeneralëve izraelitë, thirrje të hapura për gjenocid, sikurse ai i ministrit të Mbrojtjes, Yaov Gallant, se “Izraeli po lufton kafshët njerëzore”; të ministri të Trashëgimisë, Amichai Elyiahu, që: “të hidhet në erë dhe të rrafshohet gjithçka në Gazën Veriore që ajo tokë t’u jepet kolonëve izraelitë” për ta plotësuar më vonë se “hedhja e një bombe atomike në Gaza është një mundësi”; të gjeneralit pensionist Giora Eiland që shkroi se: “Izraeli duhet të krijojë kriza humanitare në Gaza… Gaza do të bëhet vend ku asnjë qenie njerëzore nuk do të mund të ekzistojë”; të ish ministres së Drejtësisë, Ayelet Shaked, se: “Ata duhet të shkatërrohen fizikisht, në mënyrë që gjarpërinj të tjerë të mos rriten më aty”; të ministrit të Financave, Bezazel Smotrich, se: “Nuk ekzistoin diçka që quhet popull Palestinez”. Të Ministrit të Mbrojtjes Lieberman, se: “Ata që janë kundër nesh, nuk kemi ç’bëjmë vetëm t’i nxëmë dhe t’ua presim kokat” ose të kryeministrit, Benjamin Natanjahu, i cili në televizionet izraelite thërriste: “Ju duhet të kujtoni çfarë ju ka bërë populli i Amelekut – thotë Bibla jonë e Shenjtë. Dhe ne e kujtojmë dhe prandaj po luftojmë”. Duke ju referuar Biblës, ai sugjeron të vriten të gjithë pa përjashtim në Gaza! Izraeli ka të drejtë “të vetëmbrohet” duke shkaktuar dhjetëra mijë viktima të pafajshme, ndërkohë që vetëmbrojtja e palestinezëve përballë këtij gjenocidi etiketohet si “terrorizëm”! Asnjë shtet në Lindjen e Mesme nuk ka më shumë armë shkatërruese sesa Izraeli dhe asnjë shtet nuk e ka shkelur më shumë ligjin ndërkombëtar.

Në gjykimin tim, kjo mund të kalojë kështu me dyfytyrësinë e faktorit ndërkombëtarë, me dështimin e të gjitha përpjekjeve e zërave për ndaljen e gjakderdhjeve deri në një pjellje të re të një “Hamasi” tjetër, për të sulmuar në të njëjtën mënyrë Bregun Perëndimor, përkatësisht Jerusalemin, ku mund të hasë “sharra ne gozhdë” dhe gjithçka të marrë një kahje tjetër!? Natyrisht, unë bëra vetëm një selektim nga një “det” i madh studimesh, të cilat na japin pikëpamje të ndryshme mbi problemin e quajtur Izrael, si dhe për përkrahjen e pakushtëzuar që Amerika i ka bërë prej lindjes së tij! Për këtë të fundit mendoj se është me vend vërejtja e Prof. Richard D. Wolff, një ekonomisti amerikan i njohur si specialist për metodologjinë ekonomike. Ai jep një konstatim logjik se si po shpërbëhet “Perandoria Amerikane”! Ai ndihet i indinjuar se si amerikanët ende nuk po e kuptojnë se ajo po tkurret. Perandoritë ngrihen, lulëzojnë, rriten dhe janë mbresëlënëse në pikën e tyre kulminante, por vështirë e kanë ta imagjinojnë se nuk do të qëndrojnë përgjithmonë. A nuk ishte perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane etj., ato që arritën pikën kulminante të fuqisë dhe të zhvillimit dhe pastaj u shembën!?

Ne – thotë Wolff-i – jemi në udhëtim drejt rënies dhe mohimi i kësaj të vërtete nuk është zgjidhja. Rënia e dollarit është barometri që mund të shohim. Dështimi në Ukrainë është një dëshmi tjetër. Ne nuk fituam në Vietnam, nuk fituam në Afganistan, nuk fituam në Irak. Ne mund të festojmë “fitoret” në mënyra të ndryshme, por e vërteta është se një nga gabimet më të mëdha të perandorive të kaluara ka qenë “shtytja e tyre deri atje ku nuk kanë mund të mbërrijnë”. Kam frikë – thotë Wolff, se ne jemi pikërisht në këtë pozitë. Duke u dhënë përkrahje të njëanshme dhe të pakushtëzuar agresorëve të hapët dhe shkelësve të të drejtave njerëzore, Amerika po krijon armiq dhe një nga një po i humbë aleatët e vet. Sipas tij, gjëja më e mirë që do të mund të bënte kjo perandori në këtë kohë do të ishte të ulej në bisedime me shtetet e një grupi kombesh e popujsh të quajtura “Briks”, që me të vërtetë po punojnë mirë së bashku: Kina, India, Rusia, Brazili, Afrika e Jugut dhe një duzinë vendesh të tjera që kanë aplikuar dhe që do të bëhet shumë më e madhe në 12-24 muajt e ardhshëm! Nëse nuk do të ketë të mençur për ta bërë këtë, ekziston dyshimi se edhe fati i kësaj do të fiket shpejt dhe do të mbetet në arkivat e historisë. Nëse doni të mësoni përse bien perandoritë, lexoni ekspertizën e Peter Heather-it: “Fall of the Roman Empire” [Oxford 2006].

Secili ka të drejtë të mendojë dhe të vendosë se në cilën anë do të pozicionohet, vetëm ta ketë para sysh këshillin e poetit dhe shkrimtarit amerikano-libanez Khalil Gibran (1883-1931) se: “Secili njeri ka dy natyra në veten e tij, në njërën është i zgjuar në terr, kurse në tjetrën është i fjetur në dritë”!

Ditëve të fundit po citohet gjithnjë e më shumë një frazë e Anshtajnit: “Bota nuk do të shkatërrohet prej atyre që bëjnë keq, por prej atyre që qëndrojnë pranë dhe nuk bëjnë asgjë (për t’i ndaluar)”. /revistashenja