Torres arrin për teste mjekësore te Barcelona

Ferran Torres është një hap e më afër që të nënshkruajë me Barcelonën.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, akordi tashmë mes të gjitha palëve është arritur.

Torres ka arritur në Barcelonë për t’i kompletuar testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Manchester Cityt është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare së shpejti.

Sipas Romanos, Barcelona nuk do të nënshkruajë me Raheem Sterlingun apo Hakim Ziyechin, vetëm Torres do të jetë në ato pozitë.

Marrëveshja është arritur për 55 milionë eurove plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias.