Ballina Lajmet Kosovë “Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkohshme në qarkullimin e...

“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve gjatë mbrëmjes

Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka paralajmëruar për vonesa gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të bllokimit të disa rrugëve shkaku i finales Kosovë-Turqi.

Në njoftim thuhet se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, shkruan Reporteri.net.

“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!”, thuhet në njoftim.