Tragjedi e madhe, 46 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut humbin jetën në një aksident trafiku në Bullgari

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari, shkruan BGNES, transmeton SHENJA.

Në aksidentin kanë qenë 52 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Mes të vdekurve ka pasur 12 të mitur, në mesin e të cilëve dhe dy binjak.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad. /shenja