Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tragjedi, përmbyset autobusi plot me pasagjerë, vdesin 27 persona në Kinë

Tragjedi, përmbyset autobusi plot me pasagjerë, vdesin 27 persona në Kinë

27 persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës ( me orën lokale) një autostradë në provincën Guizhoi, në Kinën jugperëndimore.

Në autobus ndodheshin në total 47 persona, ndërkohë mësohet se 20 të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. /abcnews