Aksidenti ndodhi rreth mesditës përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit.
Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tramvaj doli nga shinat sot në qendër të Sarajevës, kryeqytetit i Bosnjë e Hercegovinës.
Aksidenti ndodhi rreth mesditës përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe bëhet fjalë për një tramvaj që qarkullonte në linjën Stacioni Hekurudhor – Skenderija.
Ekipi i Anadolus nga terreni raporton se të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar. Këtë informacion për mediat lokale e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.
Pasi doli nga shinat, tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe dëmtime në stacionin e tramvajit. Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet përkatëse, ndërsa në zonën e aksidentit është vendosur perimetër sigurie.
Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi shkaqet e aksidentit.







