Trazira në Selanik, pas vrasjes së një tinejxheri nga policia

Protestuesit në qytetin verior të Greqisë, Selanik, janë përleshur të martën mbrëma me forcat policore, pasi një tinejxher i komunitetit ishte qëlluar në kokë javën e kaluar gjatë një ndjekje policore, raporton agjencia AP.

Dyshohet se tinejxheri ishte ndjekur pasi nuk kishte paguar për mbushje të veturës me karburant.

Ngjarja e 5 dhjetorit, ku u qëllua për vdekje 16-vjeçari në Selanik, ka nxitur protesta të dhunshme tash e ca ditë, përkundër thirrjeve nga familjarët e viktimës dhe liderët e komunitetit për protesta paqësore.

Rreth 2500 persona kanë marshuar të enjten në Selanik, ku tinejxheri kishte jetuar dhe ku u vra, dhe protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Athinë.

Përleshjet shpërthyen në Selanik, ku dhjetëra protestues hodhën kokteje molotovi në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Në Athinë protestat ishin kryesisht paqësore.

Autoritetet nuk e kanë treguar emrin e tinejxherit të vrarë, por familjarët e kanë identifikuar atë si Kostas Frangoulis, që ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël.

Frangoulis kishte qëndruar në intensive që kur u qëllua. Por, Spitali njoftoi se përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, ai vdiq.

Një polic në motoçikletë e qëlloi tinejxherin gjatë ndjekjes. Ai dyshohet se mbushi veturën me 20 euro dhe nuk kishte paguar. /koha