Tre nxënës nga Prizreni largohen nga Kosova – e lënë shkollën me lot në sy (VIDEO)

Tre nxënës nga fshati Piran i Prizrenit janë larguar nga Kosova – ata kështu e kanë lënë edhe shkollën.

Mehmet Spahiu, mësuesi i shkollës “Dy Dëshmorët”, ka publikuar një video ku tre nxënësit shihen duke u përshëndetur me bashkëmoshatarët e tyre dhe personelin e shkollës.

“Fëmijët po ndahen nga shkolla me lot në sy dhe pa dëshirën e tyre”, ka shkruar mësuesi në profilin e tij.