Tre pacientë në infektivë me gjendje më të rëndë – Nga 14 raste dy pozitive, tetë negative, katër në pritje

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës pas dy rasteve të konfirmuar sot me koronavirus, janë të shtirë gjithsejt 21 pacientë.

Tre nga pacientët janë në gjendje më të rëndë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar infektologu Murat Mehmeti.

“Po, është e vërtetë tre nga rastet rezultojnë me gjendje pak më të rëndë. Ata kanë nevojë për oksigjeno-terapi, shkaku i inflamacioneve dhe ndryshimeve në mushkëri”.

Mehmeti tha se tetë raste kanë rezultuar negative.

Ai theksoi se po presin edhe rezultatet e katër mostrave të tjera.

“Ne i kemi dërguar 14 raste për testim. Dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, tetë negative dhe jemi në pritje të dy rasteve të tjera”.