Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tre palestinezë të vrarë sot, numri total arrin në 72,585

Tre palestinezë të vrarë sot, numri total arrin në 72,585

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten nga sulmi izraelit në Gaza

Tre palestinezë, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një sulmi ajror izraelit në lagjen Sheikh Radwan, në veri të qytetit të Gazës.

Sipas raportimeve nga terreni, një dron izraelit goditi zonën pranë shkollës Al-Dahyan, duke shkaktuar viktima të shumta.

Spitali Al-Shifa konfirmoi se ka pranuar trupat e tre viktimave, si dhe disa persona të plagosur pas sulmit.

Më herët gjatë ditës, një palestinez tjetër u vra pasi u qëllua nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve në Jabalia. Viktima u identifikua si Bahjat Abu Al-Eish, i cili u godit në kokë në zonën Al-Houja.

Burime mjekësore në Gaza bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 72,585, ndërsa 172,370 të tjerë janë plagosur. /mesazhi