Tre persona lëndohen në aksidentin në Lupq të Podujevës

Tre persona janë lënduar në aksident trafikun që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy vetura.Me rastin po merren njësiti i trafikut.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregoi Ahmeti.

Ndërkohë që pothuajse gjitha rrugët janë mbuluar nga reshjet e borës që po bien pa ndërpre qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.