Tre të vdekur nga coronavirusi dhe 1,128 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7,424 testime, 1,128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit tre persona kanë vdekur, ndërsa 46 janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,009, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 5.493.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.