I nderuari Abdullah Bin Xhaferri Tajjar i cili ishte shumë i pasur dhe shumë zemërmirë, një ditë ishte ulur në një kopsht me hurma.
Gjatë kohës që po rrinte aty, i sollën ushqimin një shërbëtori të zi, i cili po punonte tokën. Në atë moment pranë shërbëtorit shkoi një qen. Shërbëtori i dha qenit ushqimin e një vakti dhe ky e mbaroi menjëherë. Pas kësaj shërbëtori i dha qenit edhe ushqimin e dy vakteve të tjera.
Kur e këtë Abdullahu shkoi pranë shërbëtorit dhe e pyeti:
– Përse ia dha ushqimin e të tre vakteve qenit kur ke vetë nevojë?
– Zotëri, ky qen ka ardhur nga një rrugë e gjatë. Është i uritur dhe kërkon të hajë.
– Po ti çfarë do të hash?
– Do të rri i uritur dhe do të bëj durim.
Abdullahu u prek shumë nga ajo që pa dhe tha: “Populli më di mua për zemërmirë, por ky është më zemërmirë se unë”.
Bleu kopshtin me hurma bashkë me shërbëtorin nga i zoti. Shërbëtorin e la të lirë dhe i fali kopshtin e hurmave me ç’kishte brenda.
I thanë Abdullahut:
– Ti tani u bëre më zemërmirë se ai.
– Për fat të keq nuk është ashtu. Ajo që dha ai, ishte e gjithë pasuria që kishte. Ndërsa ajo çka unë i dhurova atij është vetëm një pjesë e vogël e pasurisë sime.
/islamgjakova