Tregim këshillues: Çfarë mesazhi të Bajramit na dërgon Omer ibn Abdul Azizi

Tregohet se në ditën e festes së Bajramit, vajza e vogël e Omer ibn Abdul Azizit erdhi tek babai i saj duke qarë!
“Përse po qanë bijë?” – e pyeti Omeri.
“Sot është Bajram, të gjithë fëmijët kanë veshur rroba të reja, ndërsa unë edhe pse jamë e bija e udhëheqësit të muslimanëve, kam veshur rroba të vjetra”, iu përgjigj vajza:
Omeri i prekur nga lotët dhe fjalët e vajzës, vajti tek financieri i shtetit dhe kërkoi që t’ia mundësonte marrjen e rrogës së muajit të ardhshëm.
“Për çka te duhen paratë, o udhëheqës i besimtarëve?”, e pyeti financieri.
Pasi Omeri ia tregoi arsyen, financieri i tha:
“Nuk ka problem, por me një kusht! A mund të më garantosh se do të jetosh dhe do të punosh muajin e ardhshëm, që ta marrësh rrogën e atij muaji që po e kërkon?!
Kur Omeri u kthye në shtëpi, vajza e priste te dera.
“Çfarë bëre baba?”, e pyeti vajza.
Omeri iu përgjigj: “Vajza ime, a ke dëshirë të durojmë dhe të gjithë së bashku të hyjmë në Xhennet, apo në të kundërten babai yt të hyjë në zjarr?
”Më shumë dëshiroj të durojmë baba”, iu përgjigj vajza e vogël. /islamgjakova