Tri vdekje në Spitalin e Gjilanit, dy prej tyre me Covid-19

Tre pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Dy prej tyre kanë qenë të konfirmuar me infeksion nga COVID-19.

“Me keqardhje ju njoftoj se 3 pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes. Dy pacientë kanë kanë qenë mjekim intensiv, ndërkaq tjetri në repartin e infektives. Prej tyre, dy rastet kanë qenë të konfirmuara me infeksion me COVID-19. Ju shpreh ngushëllime familjeve në emër të stafit”, ka thënë për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu Ukshin Ismaili.

Me dy rastet e fundit, numri total i vdekjeve në Gjilan si pasojë e COVID-19 shkon në 16.

Kreu i Gjilanit, Luttfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se kryetarët e komunave i ngarkuan me detyra, por pa kapacitete.