Tribunali i Hagës dënoi komandantin famëkeq rebel nga Kongo

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) ka shpallur fajtor komandantin famëkeq rebel nga Republika Demokratike e Kongos, Boscoa Ntagand, raporton Anadolu Agency (AA).

Ntaganda është dënuar për 13 pika të aktakuzës për krime lufte dhe pesë pika të aktakuzës për krime kundër njerëzimit.

U dënua për krime të kryera gjatë përleshjeve që në vitin 2002 dhe 2003 ndodhën në provincën verilindore Ituri në Kongo.

I dënuari me gjakftohtësi dhe pa shfaqur emocione dëgjoi aktgjykimin të cilin e lexoi gjykatësi Robert Fremr.

Ntaganda, i njohur edhe si “Terminator”, ishte njeriu i dytë i forcave rebele të Bashkimit Patriot kongolez dhe komandanti i operacioneve në dy konflikte të armatosura në rajonin Ituri.