Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump fton presidentin turk Erdogan t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...

Trump fton presidentin turk Erdogan t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën si anëtar themelues

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes për Gazën, e ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet këtij bordi, transmeton Anadolu.

“Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”, tha Burahanettin Duran, drejtori i Komunikimeve i Turqisë, në një postim në platformën sociale turke NSosyal.

Duran tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me Rezolutën 2803, mbështeti Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza, i cili u shpall nga Trump dhe çoi në një armëpushim në enklavën palestineze. Në këtë kuadër, shtoi ai, Bordi i Paqes dhe strukturat e tij po krijohen për të garantuar sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.