Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten në mbrëmje se Teherani është i etur të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, duke shtuar se SHBA-ja i ka pauzuar negociatat për t’i lënë kohë ceremonive mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, të cilat kanë filluar në Iran, raporton Anadolu.
Duke folur në Mount Rushmore, në Dakotën e Jugut, gjatë festimeve me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, të njohura si America 250, Trump vlerësoi historikun ushtarak të vendit.
“Ne krijuam ushtrinë më të fortë dhe më të fuqishme. Fituam dy luftëra botërore”, tha ai, duke pretenduar se Lufta e Ftohtë i kishte lënë armiqtë e Amerikës “në thellësitë e historisë”.
Duke iu referuar konflikteve të fundit, Trump tha:
“E mposhtëm Venezuelën për një ditë dhe e goditëm rëndë Iranin; ata po vdesin për të arritur një marrëveshje. Duan marrëveshje aq shumë. I dhamë një javë pushim për funeralin, sepse jemi të mirë”.




