Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump për Fox News.
Presidenti amerikan shtoi se ”e dinte që Izraeli do ta sulmonte Iranin”.
Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e cila ka theksuan se “nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit në uzinën bërthamore iraniane në Natanz”. /ATSH








