Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti sot në Katar, ndalesa e tij të dytë në turneun e tij në vendet e Gjirit pas vizitës në Arabinë Saudite, raporton Anadolu.
Aeroplani i Trumpit u ul në aeroportin ndërkombëtar “Hamad”, ku u prit nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, sipas pamjeve të transmetuara në televizionin e Katarit.
Turneu aktual i presidentit amerikan përfshin edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.