Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Washingtoni mund të ndjekë një “marrje miqësore” të Kubës, transmeton Anadolu.
“Qeveria kubane po bisedon me ne dhe ndodhet në telashe të mëdha”, u tha Trump gazetarëve para se të nisej për një udhëtim në Teksas.
Presidenti amerikan tha se ata nuk kanë para.
“Ata nuk kanë asgjë tani për tani, por po bisedojnë me ne dhe ndoshta do të kemi një marrje miqësore të Kubës. Mund shumë mirë të përfundojmë duke pasur një marrje miqësore të Kubës”, tha Trump.




