Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka kryer një sulm të madh ajror ndaj objektivave ushtarake në ishullin iranian Kharg.
Në një postim në rrjetet sociale të shtunën herët, Trump tha se CENTCOM ka realizuar “një nga bombardimet më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme”, duke pretenduar se janë shkatërruar plotësisht të gjitha objektivat ushtarake në ishull.
Ai theksoi gjithashtu se SHBA ka vendosur të mos godasë infrastrukturën e naftës në ishull, por paralajmëroi se kjo mund të ndryshojë nëse pengohet kalimi i lirë i anijeve në Strait of Hormuz.
“Kam zgjedhur të mos shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani apo kushdo tjetër ndërhyn në kalimin e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, tha Trump.
Ishulli Kharg , i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg bregdetit iranian, konsiderohet nyja kryesore e eksporteve të naftës së Iranit. Sipas vlerësimeve, rreth 90 për qind e eksporteve të naftës bruto të vendit kalojnë përmes këtij ishulli.
Ekspertët paralajmërojnë se çdo sulm ndaj këtij territori mund të ketë pasoja të menjëhershme për tregjet globale të energjisë, pasi përmes Strait of Hormuz kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.
Trump shtoi gjithashtu se marina amerikane pritet të fillojë shumë shpejt eskortimin e cisternave të naftës në këtë ngushticë, me qëllim rikthimin e eksporteve dhe stabilizimin e çmimeve të karburanteve. /mesazhi







