Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se situata me Iranin po shkon shumë mirë.

“Ne e kontrollojmë plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Kemi kontroll mbi të; askush tjetër, vetëm ne”, u tha Trump gazetarëve në Bazën Ajrore Andrews.

Trump tha gjithashtu se nuk i beson Iranit dhe e akuzoi Teheranin se e ka gënjyer vazhdimisht.

“Unë nuk i besoj Iranit. Jam personi i fundit që do t’i besoja Iranit”, deklaroi ai, duke shtuar se marina amerikane është “e jashtëzakonshme” dhe se gjërat po shkojnë mirë për SHBA-në. /mesazhi