Trump: SHBA-ja kreu një “operacion ushtarak të jashtëzakonshëm” në kryeqytetin venezuelas

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka kryer një “operacion ushtarak të jashtëzakonshëm” në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, raporton Anadolu.

“Vonë mbrëmë dhe herët sot, me urdhrin tim, Forcat e Armatosura të SHBA-së kryen një operacion ushtarak të jashtëzakonshëm në kryeqytetin e Venezuelës”, tha Trump në një konferencë për media në shtetin amerikan Florida, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të kabinetit, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

“U përdor fuqi dërrmuese ushtarake amerikane, nga ajri, toka dhe deti, për të nisur një sulm spektakolar, një sulm siç njerëzit nuk kanë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Trump.

Trump tha se asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk u vra dhe se asnjë pjesë e pajisjeve amerikane nuk u humb.

Ai gjithashtu shtoi se embargoja amerikane ndaj naftës venezueliane, e cila filloi në fund të vitit të kaluar, mbetet “plotësisht në fuqi”.

Më herët, ai njoftoi se SHBA-ja ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës dhe se presidenti Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë “kapur dhe janë larguae jashtë vendit”.

Trump tha se pas kapjes nga forcat amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij u dërguan në një anije dhe po udhëtonin drejt New Yorkut.

Në platformën Truth Social, Trump postoi gjithashtu një fotografi të Maduros në bordin e anijes USS Iwo Jima.

Më tej, Trump në konferencën për media tha se: “Ne do ta drejtojmë vendin deri në një trazicion të sigurt, të rregullt dhe të matur”

Ai po ashtu tha se SHBA-ja ishte e gatshme të organizojë sulmin e dytë, shumë më të madh, ndaj Venezuelës nëse do të ishte e nevojshme

Siç tha ai, kompani “shumë të mëdha” të naftës amerikane do të hyjnë në Venezuelë, do të shpenzojnë miliada dollarë për të riparuar infrastrukturën e naftës “të dëmtuar keq” dhe do të fillojnë të fitojnë para për vendin.

Ai gjithashtu tha se embargoja ndaj naftës venezuelase mbetet “në fuqi të plotë” dhe se armata amerikane do të mbetet e gatshme në pozicion derisa “kërkesat e SHBA-së të përmbushen plotësisht”.

“SHBA nuk ka frikë të vendosë armë në tokë”, tha Trump.

Siç tha presidenti amerikan, zv/presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, u betua si presidente “vetëm pak kohë më parë”. Ai shtoi se ajo i tha sekretarit Rubio: “Do të bëjmë çfarë të doni”.

Ai po ashtu përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm se presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka “fabrika ku prodhon kokainë” dhe se ai duhet të jetë i kujdesshëm.

“Nuk jam i kënaqur me Putinin”, thotë Trump, duke shtuar se presidenti rus po “vret shumë njerëz”.