Trump thotë se do ta shtyjë afatin e shitjes së TikTok nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se do ta shtyjë afatin e 19 qershorit për ByteDance me bazë në Kinë për të shitur TikTok, nëse deri atëherë nuk do të ishte arritur asnjë marrëveshje.

Trump tha se aplikacioni e kishte ndimuar të fitonte votues të rinj në zgjedhjet presidenciale të 2024, duke shtuar: “TikTok është – është shumë interesant”.

Bëhet e ditur se Trump edhe më herët ka shtyrë afatin e shitjes së TikTok, ligj që fillimisht duhej të hynte në fuqi në janar, shkruan Reuters.

Ishte në punë një marrëveshje që do të kthente operacionet e TikTok në SHBA në një kompani të re në pronësi dhe të operuar nga investitorë amerikanë.

Senatorët demokratë argumentojnë se Trump nuk ka autoritet ligjor për të zgjatur afatin dhe sugjerojnë se marrëveshja që ishte në shqyrtim nuk do të përmbushte kërkesat ligjore.