Trump thotë se ka pushtet të plotë për t’i falur njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka insistuar se ai ka pushtet të plotë për t’i falur njerëzit, me mediat amerikane që shkruajnë se Trump është duke konsideruar falje presidenciale për anëtarët e familjes së vet, ndihmësit dhe madje edhe për veten.

Një zëdhënës i Partisë Demokratike e ka quajtur tejet shqetësues lajmin se Trump po konsideron ta bëjë një gjë të tillë.Ndërkohë, autoritetet amerikane janë duke i hetuar dyshimet mbi bashkëpunimet e fshehta mes ekipit të Trumpit dhe Rusisë. Agjencitë e inteligjencës në SHBA mendojnë se Rusia u përpoq t’i ndihmonte Trumpit për të ardhur në pushtet.

Rusia e mohon këtë, ndërsa presidenti Trump thotë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.Presidentët amerikanë mund t’i falin njerëzit para shpalljes fajtor e madje edhe para se personi të akuzohet për një krim.“Të falesh çfarëdo individi i cili mund të ketë qenë i përfshirë, do të nënkuptonte kalimin një vije thelbësore,” ka thënë senatori Mark Warner, i cili është anëtar i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Inteligjence.

Dje, Trump shkroi në Twitter: “Derisa të gjithë pajtohen se presidenti amerikan ka pushtet të plotë për të falur, pse të mendohet për këtë kur i vetmi krim është publikimet kundër nesh. LAJME TË RREME.”/Mesazhi/