Trump urdhëroi sulme ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë, raporton CBS

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar sulme ndaj objektivave brenda territorit të Venezuelës, përfshirë edhe instalime ushtarake, kanë deklaruar zyrtarë amerikanë për CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Sipas raportimit, urdhri për goditjet është dhënë drejtpërdrejt nga presidenti Trump, ndërsa detaje të mëtejshme mbi shtrirjen e operacionit dhe objektivat konkrete nuk janë bërë ende publike.

CBS njoftoi se Pentagoni ka refuzuar të komentojë mbi çështjen, duke ia referuar të gjitha kërkesat për informacion Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi vjen në një moment tensionesh të forta mes Uashingtonit dhe Karakasit, pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin venezuelian dhe zhvillimeve dramatike politike e ushtarake në vend. Situata mbetet në zhvillim. /mesazhi