Truss: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë shumë të gjatë

Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë shpejt, paralajmëroi të dielën ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.

“Ne duhet të jemi të përgatitur se kjo do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë”, tha Truss për Sky News. “Kjo mund të zgjasë disa vite, sepse ajo që ne dimë është se Rusia ka forca të fuqishme”, shtoi ajo.

“Pavarësisht sanksioneve shumë të ashpra kundër Rusisë, do të duhet kohë që ato të kenë një ndikim dhe të dëmtojnë ekonominë ruse”, tha ajo.

Truss paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë “mjetet më të pakëndshme” dhe se pasojat e luftës mund të jenë “fillimi i fundit” të sundimit të tij në Rusi. /atsh