Nuk u raportua për viktima në aksident, tha për AA Moez Trea, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Tunizisë
Dy trena u përplasën sot në kryeqytetin tunizian, Tunis, duke shkaktuar 95 të lënduar, sipas autoriteteve lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk u raportua për viktima në aksident, tha për AA Moez Trea, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Tunizisë.
Ai tha se të lënduarit nga përplasja janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Hekurudhat Tuniziane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, shtoi ai. /aa



