Turqi – Emërohen 15.000 mësues të rinj

Të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e emërimin e 15 mijë mësuesve të rinj në institucionet arsimore në Turqi, organizuar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Semestrin e parë të vitit shkollor 2021-2022 e përmbyllëm në një mënyrë mjaft të suksesshme pavarësisht pandemisë. Kemi qenë një prej disa vendeve, ku orët e mësimit janë realizuar në klasë,- tha udhëheqësi turk.

“Ne kemi vazhduar të bëjmë emërimin e mësuesve të rinj në një periudhë kur shumë vende të botës nuk kanë ruajtur dot numrin ekzistues të mësuesve. Bashkë me emërimet e sotme numri i mësuesve që janë emëruar në 19 vite ka arritur në 729 mijë e 487”,- u shpreh Erdoan duke shtuar se Turqia e ka arritur nivelin e vendeve të OECD-së për sa i përket raportit nxënës për mësues.

“Arritje të rëndësishme kemi shënuar edhe në përmirësimin e të drejtave financiare dhe personale të mësuesve tanë. Turqia është vendi që i ka përmirësuar më së shumti pagat e mësuesve në Evropë këto 19 vitet e fundit”,- tha Erdoan. /trt