Lumi Gelevera në qytetin Gümüşhane të Turqisë që ndodhet në pjesën lindore të rajonit të Detit të Zi, pas digës së ndërtuar mbi të është shndërruar në një bukuri të rrallë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në kulturën e këtij rajoni të Turqisë lumi Gelevera ka një rëndësi të veçantë ndërsa për të janë shkruar edhe këngë popullore.
Për shkak të digës së ndërtuar mbi të, fshati Sapmaz në qarkun Kürtün ka mbetur nën ujë. Pas rënies së nivelit të ujit, minareja e xhamisë së fshatit në vendbanimin e vjetër doli në pah.
Diga e quajtur Gökçebel mbi këtë lum, reflekton pamje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër dhe shtyn njerëzit që ta admirojnë atë.
Gümüşhane ndodhet në pjesën lindore të rajonit të Detit të Zi në një lartësi mbidetare prej rreth 1.500 metra. Në këtë qytet jetojnë rreth 30 mijë banorë.