Turqi, medreseja historike në qytetin Hakkari i shërben turizmit si “muze”

Medreseja me oborr të hapur, e cila u ndërtua në qytetin Hakkari tëTurqisë në periudhën e Shtetit Osman dhe që është një nga shembujt më të mirë të punimit me gurë, i shërben turizmit si Arkivi i Qytetit dhe Muze Etnografik.

E ndërtuar nga Ibrahim Bey, djali i Izzeddin në lagjen Biçer në vitet 1700-1701, medreseja u restaurua për herë të parë në vitin 1984 nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve dhe tregohet si një nga asetet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

Struktura historike, e cila u rinovua me projektin “Medreseja e Sheshit – Qendra e Turizmit në Hakkari” që u zhvillua 3 vjet më parë nga Universiteti Hakkari me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit të Anadollit Lindor (DAKA), në tetorin e vitit të kaluar ajo u shndërrua në Arkivin e Qytetit dhe Muzeun Etnografik.

Medreseja, sipërfaqja e së cilës u rrit në 4.300 metra katrorë, ku ndodhen veprat që pasqyrojnë kulturën e qytetit dhe në të cilën u ndërtua një sallë ekspozite dhe një shtëpi kulture, është kthyer në një muze modern me skulptura dylli, figura që shpjegojnë kulturën e rajonit dhe medresenë, si dhe me gazetat, revistat, librat dhe dokumentet për historinë e qytetit.

Medreseja 322-vjeçare me dhoma dhe seksione të ndryshme, me xhami monumentale është e përfshirë në grupin e medreseve dykatëshe, me oborr të hapur dhe me çati të sheshtë dhe tregohet si një nga shembujt e suksesshëm të punimit të gurit që ka mbijetuar deri në ditët tona duke ruajtur teksturën e saj historike.

Muzeu me konceptin e tij të ri që vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, në të njëjtën kohë pret edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

– “Do të kontribuojë më shumë për turizmin e qytetit”

Drejtori për Kulturën dhe Turizmin e qytetit, İdris Ağacanoğlu në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se medreseja është struktura monumentale më e rëndësishme që mbijeton në qytet.

Duke vënë në dukjet se pas punimeve të fundit që janë kryer, presin rritje në numrin e turistëve që vizitojnë medresenë, Ağacanoğlu tha:

“Turistët e vizitojnë patjetër këtë vend për arsye se ndodhet në qendër të qytetit dhe është e lehtë për t’u aksesuar. Në fakt qyteti Hakkari gjatë historisë ka qenë një qytet medresesh. Ato që kanë mbetur në ditët e sotme janë medresetë Meydan dhe Zeynel Bey. Medresetë ishin universitetet e periudhës. Në medresetë në Hakkari janë përgatitur shumë dijetarë dhe burra shteti. Medreseja e ndërtuar në vitin 1.700 ka arritur deri në ditët e sotme me gjithë shkëlqimin e saj. Brenda saj ndodhen dhoma. Këto dhoma janë përdorur edhe si klasa mësimi edhe si xhami”.

Ndërsa drejtori i Arkivit të Qytetit dhe Muzeut Etnografik dhe pedagog i Universitetit të Hakkarit, Murat Adıyaman tha se struktura e cila me projektin është shndërruar në muze, do t’i shërbejë më shumë turizmit.

Ai shpjegoi se me pamjen e re, muzeu ka filluar të mirëpresë vizitorët e tij nga brenda dhe jashtë vendi. “Këtu ekspozohen vepra etnografike që i përkasin kulturës së qytetit Hakkari. Dokumentet e arkivit Osman dhe dokumentet e tjera në pjesën e Bibliotekës së Arkivit të Qytetit ofrohen në shërbim të studiuesve, studentëve dhe akademikëve. Mendojmë se kjo këtu do të kontribuojë më shumë për turizmin e qytetit. Ka ndryshuar pamjen e rajonit ku ndodhet”, tha Adıyaman.

Pasi deklaroi se ndërtesa historike është vendi që vizitohet më shumë nga çiftet e sapomartuara kryesisht gjatë verës, Adıyaman tha se me formën e saj të fundit ajo ka filluar të tërheqë më shumë vëmendje.

Ndërkohë Murat Özen, i ardhur nga rajoni Aydin, deklaroi se ishin shumë kureshtarë për qytetin Hakkari dhe tha se ata kanë ardhur në grup dhe e vizituan qytetin.

Po ashtu gjetëm mundësinë të shohim edhe muzeun, tha Özen i cili shtoi se “Duhet të bëhen më shumë promovime, njerëzit duhet të vijnë dhe ta shohin këtë vend. Ne e shëtitëm me kureshtje. Është një vepër shumë e bukur”.