Turqi, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 3.739

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 3.739, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 50 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të zbuluara me koronavirus po ashtu është rritur në 137.115, me 1.546 raste të tjera.

Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend është rritur në 89.480, me 3.084 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.