Shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë në 10,1 për qind në muajin mars, që është për 1,6 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi agjencia statistikore në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
TurkStat bëri të ditur se numri i personave të papunësuar më të vjetër se 15 vjeç arriti 3.2 milionë në mars të vitit të kaluar. Kjo shifër është ulur për 432 mijë persona në nivel vjetor.
Shkalla e papunësisë së të rinjve, që përfshinë persona të grupmoshës mes 15-24 vjeç, ka qenë 17,7 për qind në muajin mars, ndërsa shkalla e papunësisë për personat e grupmoshës mes 15-64 vjeç ka qenë 10,3 për qind në muajin mars, njoftoi TurkStat.