Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara lëshoi një urdhër për 132 të ashtuquajtur “imamë të fshehtë” që u zbulua se ishin pjesë e pranisë së organizatës në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë
Prokurorët turq sot kanë lëshuar urdhra arresti për 147 të dyshuar për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushti shtetit të dështuar të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara lëshoi një urdhër për 132 të ashtuquajtur “imamë të fshehtë” që u zbulua se ishin pjesë e pranisë së organizatës në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë. Ata përfshinin dy zyrtarë aktual publikë dhe 74 të shkarkuar, së bashku me 56 punonjës të sektorit privat.
Operacioni me bazë në Ankara i nisur për kapjen e të dyshuarve vazhdon në 50 provinca.
Një tjetër urdhër arresti është lëshuar nga e njëjta prokurori edhe për 15 të dyshuar të tjerë, mes të cilëve katër në detyrë aktive, në kuadër të një hetimi për praninë e organizatës në sektorin e shëndetësisë.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur në korrik të vitit 2016 në Turqi, në të cilin 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën. /aa



