Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dënon “me termat më të ashpër” sulmin e fundit të Huthive...

Turqia dënon “me termat më të ashpër” sulmin e fundit të Huthive ndaj aeroportit King Khalid

Turqia ka dënuar “me termat më të ashpër” sulmin e fundit të Huthive që kishte në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në kryeqytetin saudit Riad, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin e përsëritur të Huthive ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Turqia shprehu ngushëllimet për familjet e personave të vrarë nga sulmi dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të plagosurve, duke shprehur gjithashtu solidaritetin e saj me popullin saudit.

Ankaraja theksoi se sulmet që synojnë qëllimisht infrastrukturën civile dhe civilët e pafajshëm përbëjnë shkelje të qarta të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Veprimet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe minojnë përpjekjet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e paqes duhet të marrin fund menjëherë”, thuhet në deklaratë.

Turqia gjithashtu riafirmoi mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Arabisë Saudite.