Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dërgon 11 kamionë me ndihma në Ayn al-Arab të Sirisë

Turqia dërgon 11 kamionë me ndihma në Ayn al-Arab të Sirisë

Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) dërguan sot 11 kamionë me ndihma humanitare në Ayn al-Arab (Kobani) të Sirisë, për të mbështetur civilët e prekur nga përleshjet e fundit, transmeton Anadolu.

Karvani i ndihmave u dërgua në bashkëpunim me qeverinë siriane dhe Qendrën e Koordinimit të Ndihmave të Halepit.

Ngarkesa përfshinte pesë kamionë me 50 tonë miell, një kamion të ngarkuar me batanije dhe pesë kamionë të tjerë me pelena për foshnja dhe furnizime ushqimore.