Turqia dhe sportistët kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga futbolli ndërkombëtar

Football fans gather in Thessaloniki, Greece, on September 24, 2025, to protest against the presence of Israeli football team Maccabi Tel Aviv in the city and for Israel to be banned from European competitions [Murad Sezer/Reuters]

Turqia ka kërkuar publikisht nga FIFA dhe UEFA të pezullojnë Izraelin nga të gjitha garat e futbollit, duke u bërë vendi i parë anëtar i UEFA-s që merr një qëndrim të tillë për shkak të luftës në Gaza. Kryetari i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, u ka dërguar letër drejtuesve të futbollit ndërkombëtar duke theksuar se “ka ardhur koha për veprim”.

Njëkohësisht, një grup prej 48 sportistësh të njohur ndërkombëtarë, nën emrin Athletes 4 Peace, ka firmosur një deklaratë ku kërkon pezullimin e Izraelit derisa të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të ndalojë vrasjen e civilëve. Në deklaratë përmendet edhe vdekja e futbollistit Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pele palestinez”, i cili sipas Federatës Palestinase u vra gjatë një sulmi izraelit teksa priste ndihma humanitare në Gaza.