Turqia është e gatshme të dërgojë ndihma humanitare për palestinezët e prekur nga konflikti në Gaza, njoftoi sot një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes turke. Megjithatë, ai theksoi se është shumë e vështirë të ofrohet kjo ndihmë në rrethanat aktuale.
“Situata në rajon është komplekse. Në rrethanat aktuale është shumë e vështirë të ofrohet ndihma atje. Por forcat e armatosura turke janë të gatshme të kryejnë misionin që u është caktuar për të ofruar ndihma atje”, tha zyrtari. /abcnews






