Turqia gati ta ndihmojë Greqinë me zjarret

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu siguroi gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Greqinë fqinje pas zjarreve vdekjeprurëse që kanë vrarë 50 vetë dhe plagosën qindra vetë.

“Nëse është e nevojshme, aeroplanë dhe helikopterë tanë të zjarrit janë të gatshëm të fluturojnë në Greqi”, tha Cavusoglu gjatë një konference të përbashkët me liderin turk qipriot Mustafa Akinci në Lefkosa, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Ai përcolli ngushëllimet e tij në Greqi për jetën e humbur në zjarr.

“Dëshiroj t’i shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia popullit grek dhe qeverisë së Greqisë,” tha ai.

Të hënën, dy zjarre shpërthyen në brigjet lindore dhe perëndimore të rajonit të Attikës, duke detyruar banorët vendas të iknin në zona më të sigurta. /MESAZHI/