Turqia izolon të gjithë pasagjerët e huaj nga Evropa dhe Afrika e Jugut

Turqia izoloi udhëtarët që mbërrinin nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut edhe nëse ata rezultonin negativ në testin për COVID-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të gjithë “335 udhëtarët që hynë në vendin tonë nga Britania e Madhe, Danimarka , Holanda dhe Afrika e Jugut, natën e kaluar e kaluan në ekzaminime mjekësore, edhe nëse kanë rezultuar negativë në testin e COVID-19, të gjithë udhëtarët u izoluan”, shkroi Fahrettin Koca në Twitter.

Të gjitha arritjet në Turqi nga Britania e Madhe që nga 14 dhjetori janë identifikuar dhe 4.603 pasagjerë janë izoluar në vendbanimet e tyre, shtoi Koca.

Turqia të dielën vonë u bashkua me vendet e tjera Evropiane në ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt.

Masa erdhi ndërsa disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, njoftuan pezullimin e fluturimeve nga Britania e Madhe mes lajmeve shqetësuese.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu u kërkoi vendeve evropiane që të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore për shkak të llojit të ri që po përhapet me shpejtësi.