Turqia në 9 muaj shpëtoi 16 mijë emigrantë të parregullt të braktisur drejt vdekjes nga Greqia

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke gjatë 9 muajve të këtij viti kanë nxjerrë në brigje rreth 16 mijë emigrantë të parregullt që janë shtyrë prapa në ujërat turke në Egje nga elementët e Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët e parregullt të cilët përpiqen të shkojnë në Evropë për një jetë më të mirë, përballen në det me keqtrajtimin e elementëve grekë. Roja bregdetare turke është bërë sërish shpresa e fundit e emigrantëve të parregullt të cilët pasi goditen dhe u merren sendet me vlerë, hidhen në ujë madje edhe pa jelek shpëtimi.

Po ashtu ekipet e Rojës Bregdetare Turke parandalojnë humbjet e mundshme të jetës duke bërë thirrje për ndihmë të emigrantëve të parregullt.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar, ekipet e Rojës Bregdetare Turke për periudhën 1 janar – 30 shtator 2022 kanë shpëtuar 15.932 emigrantë të parregullt që janë shtyrë prapa nga elementët grekë në brigjet turke Çanakkala, Balıkesir, Izmir, Aydın dhe Muğla. Gjithashtu nga Roja Bregdetare Turke janë nxjerrë në brigje edhe 1.794 emigrantë të parregullt që kanë bërë thirrje për ndihmë pasi kanë mbetur të bllokuar sërish për arsye si probleme në motorë, mbushjes me ujë të varkave ose gomoneve.

Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se më shumë ngjarje për shtyrjet prapa janë shënuar në gusht me 3.259 emigrantë të parregullt.

Për periudhën 9 mujore, ekipet kanë gjetur trupat e 18 emigrantëve të parregullt dhe kanë kapur 98 trafikantë emigrantësh. /aa