Turqia përsërit kërkesën për ekstradimin e kreut të FETO-s nga SHBA

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül përsëriti kërkesën për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO Fetullah Gülen, i cili strehohet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).Gül në letrën dërguar sekretarit të sapoemëruar amerikan të Drejtësisë, William Barr, ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e Gülenit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Ministri turk i bëri thirrje gjithashtu për hetime më të gjera në lidhje me veprimtarinë e FETO-s në SHBA për të zbuluar fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste.

FETO në krye me Gülenin është përgjegjëse për tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilën terroristët e FETO-s vranë 251 persona dhe plagosën rreth 2.200 të tjerë.

Turqia ka kërkuar disa herë nga autoritetet amerikane ekstradimin e Gülenit dhe anëtarëve të tjerë të FETO-s.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fethullah Gülen, me qëndrim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht, është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit në Turqi, mbrëmjen e 15 korrikut 2016.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste janë avancuar në shërbim duke kurdisur provimet në institucionet shtetërore për vite me radhë. Më pas, në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoq të ndjek penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes një procesi të montuar për gjoja korrupsion.

Disa vjet më vonë pasoi përpjekja e përgjakshme nga terroristët e FETO-s kur më 15 korrik oficerët e ushtrisë turke besnike ndaj kësaj organizate terroriste nisën përpjekjen e grusht shtetit. Hetimet rreth organizatës terroriste FETO kanë treguar se është një rrjet global që nuk përbën kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv dhe zyrtarët turq e kanë thënë në mënyrë të përsëritur.